Nishani: Intergrimi europian shkëput Ballkanin nga e kaluara
Roli dhe kontributi i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor për paqen, sigurinë, pajtimin si dhe mbi integrimin në Bashkimin Evropian ishte tema e ligjëratës që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani mbajti në “Oxford Union” në Angli.
Me ftesë të veçantë të presidentit të këtij unioni dhe në mjediset e universitetit prestigjioz të “Oxford-it”, Kreu i Shtetit, foli për kontributin e Shqipërisë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale.
Në ligjëratën e tij, Presidenti Nishani, iu referua edhe zhvillimeve në Ballkan duke nënvizuar se vetëm vijimi me vendosmëri i rrugës së reformave dhe orientimi euroatlantik dhe Evropian do të mund ta shkëpusë rajonin e Ballkanit nga e kaluara konfliktuale.
Në mbyllje, Kreu i Shtetit zhvilloi një bashkëbisedim të hapur me studentë e akademikët duke iu përgjigjur pyetjeve edhe mbi situatën politike në vend, ku theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Tv Klan