Nishani: Ka tendenca për të minuar marrëveshjet Kosovë – Serbi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, shfrytëzoi pritjen tradicionale me Trupin Diplomatik për të reaguar edhe për tensionin e krijuar së fundmi mes Kosovës dhe Serbisë. Kreu i Shtetit tha se ka ende tendenca për të minuar dialogun mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani:
Ende ka tendenca që minojnë negociata apo minojnë marrëveshjet . Shqipëria mbështet qartazi ecjen para të rajonit dhe jo kthimin prapa, kur regjimi i Millosheviçit solli spastrime etnike.
Presidenti Nishani tha se Shqipëria nuk mund të neglizhojë vëmendjen ndaj të drejtave të bashkëkombësve të saj, konform standardeve ndërkombëtare.
Kreu i shtetit tha se Shqipëria mbetet një faktor thelbësor në ruajtjen e stabilitetit në rajon. / TV KLAN