Nishani kërkon bashkëpunim mes Parlamentit dhe Prokurorisë
Nishani kërkon bashkëpunim mes Parlamentit dhe Prokurorisë
Shpërndaje
16:42 28/01/2014Presidenti i republikës Bujar Nishani, ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë institucional mes kontrollit të Lartë të Shtetit me Prokurorinë dhe Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë Analizës vjetore të KLSH, kreu i shtetit tha se ky bashkëpunim do të sjellë një funksionim më të mirë te mekanizmit të kontrollit.Në fjalën e tij, kreu i KLSH Bujar Leskaj bëri me dije se institucioni që ai drejton ka patur bashkëpunim efikas me Parlamentin dhe me Presidentin. Për vitin 2013 janë shtuar kapacitetet audituese në sajë të trainimit të mirë të punonjësve.Nga ana e tij edhe prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, tha se falë bashkëpunimit të ngushtë me KLSH, shumë dosje kanë kaluar për procedime gjyqësore, ndërsa theksoi faktin se korrupsioni është shtrirë gjerësisht në administratëPërfaqësues nga organizmat ndërkombëtar si OSBE apo Këshilli i Europës, u shprehën se do të vazhdojnë të mbështesin kontrollin e lartë të shtetit dhe kërkuan që ky institucion të marrë më shumë mbështetje nga vetë shteti.