Nishani: Krenarë për këtë moment historik, i japim botës shenjtoren me dimensionin e nënës


Nishani: Krenarë për këtë moment historik, i japim botës shenjtoren me dimensionin e nënës

15:20 04/09/2016

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në Meshën Solemne për shenjtërimin e Nënë Terezës, të kryesuar nga Papa Françesku në Sheshin Shën Pjetër, në Vatikan.

Përpara fillimit të meshës, Papa Françesku përshëndeti në një audiencë të shkurtër Presidentin dhe Zonjën Nishani.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, kreu i shtetit shkruan se: 

“Me veprën e saj të pavdekshme, me vullnetin e saj të pafundëm, me dashurinë e saj të pakufishme, Nënë Tereza është një gjeniale universale sa shqiptare dhe botërore, sa tokësore dhe qiellore”.

Një natë më parë Nishani ishte i pranishëm në koncertin organizuar me këtë rast në Bazilikën e Shën Palit, në Romë. Kreu i shteti veçoi momentin historik që mbarë kombi shqiptar po përjeton me këtë ngjarje të veçantë.

Nishani tha se të gjithë shqiptarët duhet të ndihen krenarë pasi po i japin botës një shenjtore me një dimension tejet të veçantë, atë të nënës.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, Presidenti Nishani do të zhvillojë dhe një takim të veçantë me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Tv Klan






Të ngjashme