Nishani kthen Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare
Presidenti Bujar Nishani ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë. Në dekretin e tij, kreu i shtetit thotë se ligji nuk plotëson kushtet e vendosura nga Kushtetuta, në lidhje me marrëveshjet që kanë faturë financiare.
Por, sipas Presidentit, neni 19 pika 2 bie ndesh me nenin 121 të Kushtetutës, që thotë se
ratifikimi dhe denoncimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga Republika e Shqipërisë bëhet me ligj në rastet kur ato kanë të bëjnë me marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Shqipërisë si dhe miratimin, ndryshimin, plotësimin ose shfuqizimin e ligjeve.
Gjithashtu, Presidenti thotë se ligji bie ndesh edhe me ligjin për buxhetin e shtetit.
Pavarësisht nëse borxhi i jashtëm apo i brendshëm është përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që sjellin detyrim financiar, pavarësisht nëse është detyrim shtesë apo jo për buxhetin e shtetit duhet të ratifikohen me ligj dhe si rezultat diçka e tillë, nuk mund të lihet në vlerësimin e Ministrit të Financave,
thuhet ndër të tjera në argumentimin e kreut të shtetit.
I miratuar dy javë më parë në parlament, ky ligj konsiderohet me rëndësi të veçantë në procesin e lidhjes së marrëveshjeve ndërkombëtare nga pala shqiptare.
Tv Klan