Nishani me kreun e Komisionit Amerikan të Helsinkit


Nishani me kreun e Komisionit Amerikan të Helsinkit

12:29 07/02/2014 nishani cardinNë Washington, presidenti Nishani u prit edhe nga kryetari i Komisionit amerikan te Helsinkit, senatori Benjamin Cardin.

Kreu i shtetit i vlerësoi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara si të shkëlqyera dhe të një rëndësie parësore e strategjike për vendin tonë.

Ai vuri në dukje mbështetjen e gjithëanshme amerikane dhe veçanërisht ndihmën e pakursyer për forcimin e demokracisë dhe të shtetit të së drejtës, duke veçuar bashkëpunim në fushën e drejtësisë.

Po kështu, ai e siguroi senatorin Cardin për përkushtimin e Shqipërisë në luftën kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të qenieve njerëzore, kundër korrupsionit dhe për vendosmërinë për të qenë përkrah Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve në luftën kundër terrorizmit. Nga ana tjetër, senatori Cardin e uroi presidentin për zgjedhjet e përgjithshme dhe e garantoi se Shtetet e Bashkuara do të jenë prapa Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

Ai rezervoi një vlerësim të veçantë për Presidentin Nishani, për përkushtimin e plotë dhe vizionin e qartë në shërbim të vendit.





Të ngjashme