Nishani me nxënës shqiptarë nga Mali i Zi
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti në një takim nxënës dhe arsimtarë që jetojnë në trevat shqiptare të Malit të Zi.
Teksa e vlerësoi si tepër të veçantë praninë e tyre në kryeqytetin shqiptar, kreu i shtetit kërkoi që shkëmbimi i komunikimit mes të rinjve të jetë i vazhdueshëm për të njohur më shumë njëri – tjetrin, por edhe traditat shqiptare.
Me ftesë të vetë kreut të shtetit, ata kaluan një fundjavë në kryeqytet, ku u njohën më shumë me Tiranën dhe traditat e shqiptarëve.
Tv Klan