Nishani, mesazh ngushëllues Turqisë për viktimat e shpërthimit
Nishani, mesazh ngushëllues Turqisë për viktimat e shpërthimit
Shpërndaje
16:56 14/05/2014Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit turk, Abdullah Gyl në të cilin shpreh ngushëllimet për viktimat e shpërthimit tragjik në minierën e Somas në Turqi.Në mesazhin e tij, presidenti Nishani shkruan se ai dhe populli shqiptar po ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit që lidhen me fatkeqësinë e rëndë shkaktuar nga shpërthimi në minierën e Somas, ku si pasojë kanë humbur jetën dhe janë plagosur me qindra minatorë.Më lejoni, Zoti President që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t’ju shpreh ngushëllimet më të ndjera e më të sinqerta për viktimat e shkaktuara, dhe, nëpërmjet Jush, familjeve dhe të afërmve të tyre!- shkrun presidenti shqiptar ne mesazhin drejtuar homologut turk.Tv Klan