Nishani në samitin e 5 -të të Brdo-Brijunit
Presidenti Nishani mori pjesë në samitin e liderëve të Procesit të Bërdo-Brijunit, që organizohet në Sarajevë së bashku me Samitin e bizneseve nga vendet e Evropës Juglindore.
Në fjalën e tij Nishani e vuri theksin te nevoja e ndërtimit dhe promovimit të besimit për një bashkëpunim të suksesshëm si në nivel politik ashtu edhe mes bizneseve të rajonit.
Sipas tij marrëdhëniet e hapura dhe bashkëpunuese reflektojnë në klimën e përgjithshme të mirëkuptimit e të fqinjësisë së mirë në rajon.
Kreu i Shtetit u ndal edhe në kontributin që duhet të japin liderët e rajonit për zvogëlimin e riskut politik, përmes promovimit dhe gjuhës së përbashkët të vlerave të rajonit dhe potencialeve të saj.
Tv Klan