Nishani: Nënë Tereza frymëzim për të gjitha gratë
Nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës Buujar Nishani është mbajtur në presidencë një aktiviitet në kuadër të vitit të shenjtërimit të Nënë Terezës, që përkon edhe me ditën ndërkombëtare të gruas.
Kreu i shtetit në fjalën e rastit, vlerësoi veprën e Nënë Terezës dhe tha se tek kjo grua mund të gjejnë frymëzim dhe se ajo është emblema dhe imazhi i shqiptarëve.
“Ne jemi bashkëkohës të një ngjarje të madhe tredimensionale, për historinë tonë kombëtare, për kishën katolike dhe mbarë njerëzimin, Në këtë pikë takim, nëpërmjet Nënë Terezës, shqiptarët marrin vendin e merituar në trashëgiminë shpirtërore.
Unë mendoj se çdo shoqëri mund të frymëzohet me Nënë Terezën dhe pak më tepër çdo grua, nënë dhe bijë, dhe për më shumë gratë shqiptare. Ajo ishte dhe mbetet njëra prej tyre.
Nënë Tereza, fjalën e Zotit e shndërroi në vepër duke pohuar madhështinë e vetë njeriut”,
deklaroi Nishani.
Aktiviteti i Presidenti organizohet në bashkëpunim me fondacionin kulturor “Nënë Tereza”.
Kjo ceremoni është e para që hap serinë e aktiviteteve për shenjtërimin e “Nënë Terezës”.
Tv Klan