Nishani: “Nënë Tereza”, krenari për shqiptarët
Në një intervistë për “Radio Vatikan”, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi momentin historik të shenjtërimit të Nënë Terezës, shprehu emocionet që përjetoi gjatë meshës së canonizimit dhe tha se tashmë shqiptarët kanë arsye më shumë të krenohen me shenjtoren e tyre.
Pas takimeve me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Parolin, Nishani tregoi për vlerësimet e tyre ndaj popullit shqiptar.
Presidenti u shpreh se Nënë Tereza është një prej shembujve më të mirë për t’u ndjekur, që bota të përjetojë më shumë paqe.
Tv Klan