Nishani: Njerëzit e artit, shpresë për brezat e rinj


Nishani: Njerëzit e artit, shpresë për brezat e rinj

19:56 25/11/2016 https://youtu.be/6Pn7G7lt1HE

Shkrimtarë, përkthyes dhe botues, pjesëmarrës në Panairin e Librit 2016, u pritën në një takim mbrëmjen e së premtes nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Kreu i Shtetit nënvizoi rolin e personaliteteve të letrave shqipe tek shoqëria shqiptare dhe kryesisht tek brezat e rinj.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani:

Sot është një moment i vështire i shoqërisë, jetojmë në një kohë kur hierarkia e vlerave është e kërcënuar, ku forma fiton terren mbi përmbajtjen, ku varfëria tenton të shtrije prezencën e saj në një numër të larte njerëzish në vend. Por ky vend dhe ky komb nuk mund të jete pa shprese dhe një nga kolonat e mbajtjes se shpresës janë njerëzit e artit dhe kulturës së letrave shqipe, sepse përmes talentit të tyre e kanë me të lehte të depërtojnë tek njerëzit që kane nevojë për shpresë.

Inspirimi nga shkrimtaret tha Kreu i Shtetit është e domosdoshme në betejën mes optimizmit dhe pesimizmit.

Presidenti Nishani ngriti si shqetësim përçudnimin që po i bëhet gjuhës shqipe përmes huazimeve të panevojshme dhe kërkoi nga shkrimtarët që të vijojnë të investojnë në kulturën shqiptarë, pasi botimet e tyre nuk janë prekur nga ky fenomen./ TV KLAN






Të ngjashme