Nishani: Nuk kam informacion për përdorimin e ushtrisë për trafik droge


Nishani: Nuk kam informacion për përdorimin e ushtrisë për trafik droge

16:09 18/04/2014

Lista nishaniPresidenti i Republikës nuk ka pasur asnjë informacion mbi përdorimin e infrastrukturës ushtarke për trafik droge deri në momentin e denoncimit në parlament nga ish-Ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Në prononcimin e parë në lidhje me këto akuza në një intervistë për emisionin “Debati në Channel One” kreu i shtetit deklaroi se është në fazën e mbledhjes së informacioneve mbi këtë çështje nga disa institucione të shtetit.

Nishani deklaroi se nëse verifikohet se ka përgjegjësi dhe shkelje, ato janë individuale, dhe nuk mund  të njollosim standardet e FA. Është shumë e rëdësishme të konstatoj edhe nga politika që kanë të njëjtin vlerërsim. Sa i takon çështjeve që mund të përbëjnë shkelje të ligjit, shteti ka mekanizma me të cilët duhet të funksionojë verifimi i tyre.

Tv Klan






Të ngjashme