Nishani: Pas NATO-s, sfida e radhës është BE


Nishani: Pas NATO-s, sfida e radhës është BE

21:22 01/04/2014 nishani-pritjeNë 5-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës Bujar Nishani organizoi një pritje të veçantë ku merrnin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, ministra, politikanë, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe medias. I pranishëm ishte edhe Drejtori për Europën Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Në fjalën e tij kreu i shtetit tha se Shqipëria e meritoi anetarësimin dhe në këto 5 vjet me angazhimet e marra në misionet paqeruajtëse e vërtetoi atë.

Por presidenti i vendit thotë se tashmë Shqipëria ka një tjetër sfidë përpara, atë të anëtarësimit në Bashkimin Europian për të cilën sipas tij duhet ende punë.

Marrja e statusit kandidat, për Presidentin është hapi i radhës i rëndësishëm në rrugën e integrimit. Presidenti Nishani vuri në dukje se vendi ynë mbetet një kontributor i vendosur për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në këtë pikë ai hodhi poshtë barazimin e çështjes së Krimesë me pavarësinë  e Kosovës ndërsa theksoi se Shqipëria mbështet vedimet e marra së fundmi nga aleanca ndaj Rusisë pas krizës në Ukrainë.





Të ngjashme