Nishani pret delegacionin e Bashkimit Europian
Në takimin që pati me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në takimin e Komitetit Ndërparlamentar Shqipëri – BE, Presidenti Nishani ndau vlerësimin se është përgjegjësi e palës shqiptare që të realizojë reforma thelbësore për shtet – ndërtimin në vend, duke vënë në dukje se fjalëkalimi i çdo reforme të suksesshme është vullneti.
Kreu i Shtetit u shpreh se Reforma në Drejtësi dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit janë çështje prioritare në agjendën e vendit, duke përcjellë edhe shqetësimin e tij serioz për largimin masiv të shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europian.
Tv Klan