16:27 18/03/2014Presidenti i Republikës priti në një takim Kryetarin e ri të Komunitetit Musliman, Skënder Bruçaj.Duke e uruar per zgjedhjen ne kete detyre, kreu i shtetit u ndal tek rëndësia dhe kontributi pozitiv që besimi fetar dhe ai mysliman në veçanti, si besimi më i madh në vend, ka luajtur në historinë e largët dhe atë të afërt të vendit tonë.Ai theksoi se shpirti i harmonisë, mirëkuptimit, tolerancës fetare dhe atdhedashurisë qëndrojnë në themel të parimeve të besimit mysliman në vite dhe janë mishëruar si vlera të veçanta të popullit shqiptar.Në këtë kontekst, ai nenvizoi se roli i Komunitetit Musliman dhe i Kryetarit te tij është shumë i rëndësishëm.Presidenti shprehu vullnetin e plotë për ta mbeshtetur Komunitetin Musliman dhe kreun e tij.Ndersa kryetari i Komunitetit Musliman parashtroi synimet e tij që lidhen me gjithëpërfshirjen e çdo vlere pozitive që vjen nga çdo besimtar musliman si dhe rolin pozitiv që ky komunitet do të vijojë të luajë në vijimësi për zhvillimet demokratike të vendit.