Nishani: Të fituar me lojën, me shpresa për të vazhduar


Nishani: Të fituar me lojën, me shpresa për të vazhduar

19:27 11/06/2016

Nuk ka rëndësi nëse je President i Republikës, Kryeministër, kryetar opozite, ministër apo ish – kandidat për kryetar Bashkie, kur luan Kombëtarja e vendit tend, ti je thjeshtë një tifoz më shumë.

Të gjithë kanë ndjekur me ankth e emocion dhe në fund, kur ekipi në ndeshjen e parë, në të parin Europian që kuqëzinjtë marrin pjesë në historinë e tyre të futbollin nuk kanë mundur të fitojnë kundër Zvicrës, kanë duartrokitur me trishtim djemtë e Kombëtares.

Për kreun e shtetit, i cili ka qenë i ftuari i Ambasadorit zviceran për të parë së bashku në ambientet e Ambasadës ndjeshjen mes 2 përfaqësueseve, nuk ka vend për zhgënjim, pasi loja e Kombëtares Shqiptare ishte shpresëdhënëse.

Edhe Kryeministri, i cili e ndoqi ndeshjen në stadiumin e Lensit, vlerëson lojën e kuqezinjëve, të cilët pavarësisht rezultatit të sotëm, i vlerëson si heronj.

Ish – Kryeministri Berisha ka gjetur dhe shkaktarët e humbjes me Zvicrën, ku përveç arbitrit, që e akuzon se favorizoi ekipin zviceran, e sheh dhe Kryeministrin Rama këmbë ters për Kombëtaren.

“Loja e kuqezinjve dinjitoze. E grabitën ndeshjen me ndihmën e arbitrit.

Prania e Edi Dramës në stadium duhet të ndalohet deri në fund të kampionatit. Është ters, antifat! Berisha deri tani superportier!”,

shkruajti ish – Kryeministri në një postim në Facebook.

 

Ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha i ka ndarë emocionet e ndeshjes me aleatin e tij Kreshnik Spahiu dhe të rinjtë demokratë, në një lokal të kryeqytetit.

Tv Klan






Të ngjashme