Nishani : Tentativë për të ndërhyrë në kompetencat e presidentit
Nishani : Tentativë për të ndërhyrë në kompetencat e presidentit
Shpërndaje
20:20 07/02/2014Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se rrezimi i dy kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë nga ana e maxhorancës së majtë në Kuvend ishte një përpjekje e njëanshme për të ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit. Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Nishani tha se kandidaturat që u rrëzuan kishin integritet dhe përvojë në fushën e gjyqësorit.Kreu i shtetit u pyet edhe për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, tashmë ky institucion ka zëvendësuar të gjitha praktikat bllokuese të mëparshme dhe është vënë në vijë analiza e punës për ata që punojnë në sistemin e drejtësisë.Presidenti i Republikës tha gjithashtu se reforma në drejtësi duhet të gjenerohet nga vetë ky sistem duke u mbështetur tek pjesa më e mirë e tij.Përsa i përket integrimit, Nishani tha se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë marrjen e statusit kandidat.