Nishani – Thaçi: E ardhmja e përbashkët drejt Bashkimit Europian
“E ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian”
, kështu u shpreh Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.
“
Nuk besoj që është rastësi që në të dy vendet tona, jo tani, por para 100 vitesh, është deklaruar dhe është shkruar fort besimi, për ne dielli lind nga perëndimi”,
theksoi Nishani, ndërsa u shpreh gjithashtu se integrimi evropian, është një proces që ka sfidat dhe stacionet e veta.
“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike. Unë do të vazhdoj të bëj përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit për çështje madhore”.
Nga ana e tij, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se koncepti i “Shqipërisë së Madhe” është propagandë e Beogradit.
“Shqipëria e Madhe, shikoni mediumet e Beogradit, e kanë këtë titull në ballinë dhe pse e përmendin ata, Shqipëria e Madhe përmendet në Beograd, as në Prishtinë e as në Tiranë. Ata e përmendin Shqipërinë e Madhe për të justifikuar përkushtimet e veta destabilizuese qoftë në Kroaci, Bosnje, Mal të Zi dhe veri të Mitrovicës është një propagandë e Beogradit duke përmendur Shqipërinë e Madhe për të justifikuar rolin e vet destabilizues në Ballkanin Perëndimor”./
tvklan.al