Nishani uron 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Nishani uron 6-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

16:44 17/02/2014 nishani uron kosovenPresidenti i Republikës, Bujar Nishani garantoi sot autoritetet kosovare se Shqipëria do të vazhdojë të jetë në krah të Kosovës dhe popullit të saj në rrugën e integrimit drejt Bashkimit Europian dhe Natos. Në një mesazh urimi drejtuar presidentes së Kosovës, Ahtifete Jahjaga me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë, kreu i shtetit thotë se Shqipëria i gëzohet arritjeve të mëdha që Kosova ka përmbushur përgjatë këtyre viteve.

Presidenti Nishani shpreh angazhimin e tij për intensifikimin e partneritetit me Kosovën, në të mirë të zhvillimit të dy vendeve dhe përmbushjes së aspiratave të përbashkëta dhe kohezionit mbarëshqiptar.

Edhe kryetari i parlamentit, Ilir Meta përmes një letre drejtuar homologut të tij kosovar, Jakup Krasniqi shprehet se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të jenë intesive, në të paqes dhe sigurisë së gjithë rajonit.

 





Të ngjashme