Nishani uron Dom Ernest Troshanin


Nishani uron Dom Ernest Troshanin

16:13 09/10/2016

Presidenti Nishani uron Dom Ernest Troshanin për shpalljen e tij Kardinal nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Në një mesazh të posaçëm, kreu i shtetit shkruan se

“lajmi që një bashkatdhetar u lartësua në hierarkinë e Kishës Katolike nga vetë Ati i Shenjtë, duke ju njohur vuajtjet, përkushtimin dhe përdëllimin tuaj besnik ndaj të Plotfuqishmit”,

e ka mbushur me krenari”.

Kreu i shtetit e vlerëson si gjest të mirëmenduar e të gjetur shpalljen Kardinal nga Ati i Shenjtë, si dhe e përgëzon Dom Ernest Troshanin për këtë kurorëzim të merituar të sakrificave dhe vuajtjeve në emër të besimit, që nuk u lëkund edhe gjatë dekadave të tmerrshme të diktaturës komuniste, e cila arriti deri aty sa ta shpallte Shqipërinë të vetmin vend ateist në botë.

Tv Klan






Të ngjashme