Nishani uron Pashkët/ Me ndihmën e Zotit do i jepet zgjidhje situatës politike në vend
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani u ka uruar Pashkët nga kisha e fshatit Derviçan, Dropull besimtarëve të krishterë.
Ai foli gjithashtu për situatën e rënduar të Republikës dhe beson se me këmbëngulje, konsensus dhe ndihmën e Zotit, do i jepet zgjidhje situatës politike në vend.
“
Gëzuar Pashkët! Jo vetëm minoritarët, por gjithë Republikës. Shpresoj që kjo ditë të ndihmojë dhe politikën. Palët politike të gjejnë zgjidhjen e duhur me më pak pasoja. Datën e zgjedhjeve e kam dekretuar
”, deklaroi Nishani./tvklan.al