Nishani viziton gjigantin e futbollit turk të themeluar nga një shqiptar


Nishani viziton gjigantin e futbollit turk të themeluar nga një shqiptar

19:41 22/12/2016

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij në Stamboll ka vizituar gjigantin e futbollit turk Gallatasarajn, klub i themeluar nga djali i rilindësit Sami Frashëri.

Gallatasaraj njofton në websajtin e tij zyrtar se Nishani, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit turk Erdogan, ka vizituar varrezat e themeluesit të klubit Ali Sami Yen dhe babait të tij, Sami Frashri, në Ferrikoy, Stamboll.

6

Në vizitë Nishani shoqërohej nga Presidenti i Gallatasarajt, Dursun Ozbek dhe zyrtarë të tjerë të lartë të klubit turk.

Në fjalën e mbajtur, Presidenti Nishani tha se përkulej me respekt para figurave të familjes Frashëri për kontributin që ata kishin në formësimin e vetëdijes kombëtare shqiptare.

2

Ozbek tha se “ka një lidhje speciale mes Gallatasarajt dhe Shqipërisë.”  “Themeluesi i klubit tonë Ali Sami Yen është djali i të nderuarit Sami Frashëri,” tha ai, duke shtuar se lidhja mes Shqipërisë dhe Turqisë është fuqizuar edhe më tej me Gallatasarajn.

“Në fakt në mesin e themeluesve të klubit tonë ka shumë persona me origjinë shqiptare,” tha Ozbek. Ai kujtoi se edhe kryetari aktual i bordit të këtij klubi, Irfan Aktar, është me origjinë shqiptare.

4

Ozbek shtroi një drekë në Stadiumin Turk Telekom Arena në nder të Presidentit Nishani dhe i dhuroi atij një bluzë të Gallatasarajt me emrin e Presidentit shqiptar.

Gallatasaraj, i themeluar në vitin 1905, është klubi më i suksesshëm turk me 20 tituj kampionë, 17 kupa turke dhe 13 superkupa. Në vitin 2000 Gallatasaraj fitoi Kupën UEFA dhe Superkupën e Europës./ tvklan.al





Të ngjashme