Nisin debatet brenda PS-së për zgjedhjen e kryeministrit të ri (10 Prill 2001)
Në prag të mbledhjes së Komitetit të Përgjithshëm Drejtues Socialist dhe kongresit të 5-të të kësaj partie janë ndezur debatet për zgjedhjen e kryeministrit përpara fushatës elektorale. Kryeministri Meta ka propozuar votimin për postin e kreut të qeverisë përparaa fushatës elektorale në forumet e larta me kandidatura alternative. Kjo do të krijonte mundësinë që gjatë fushatës elektorale dhe pas zgjedhjeve, të rikonfirmohej kontributi dhe rezultatet e Kabinetit Meta.
Ndërkohë sekretarët Rama e Koçi kanë deklaruar se përzgjedhja e kryeministrit duhet kryer pas fitores në zgjedhje. Sipas tyre përcaktimi i kryeministrit të ardhshëm përpara zgjedhjeve do të krijonte pakënaqësi madje dhe ndonjë krizë në gjirin e Partisë Socialiste duke i krijuar avantazhe opozitës. Në lidhje me këtë çeshtje sekretari i përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi në mënyrë lakonike ka orientuar gazetarët t’a vrasin mendjen për emrin e kryeministrit vetëm pas zgjedhjeve parlamentare./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame