Nisin hetimet ndaj policisë, dyshohet se dorëzuan 3 italianë tek bandat meksikane


Nisin hetimet ndaj policisë, dyshohet se dorëzuan 3 italianë tek bandat meksikane

09:35 04/03/2018

Autoritetet në Meksikë kanë nisur procedimet penale ndaj 3 ofiserëve të policisë në lidhje me zhdukjen e tre italianëve. Të tre nga Napoli, u panë për herë të fundit më 31 Janar në Tecalitlan, në shtetin perëndimor të Jalisco. Guvernatori i shtetit deklaroi se oficerët e policisë kishin dorëzuar tre italianët tek një bandë kriminale lokale. Dyshohet se policia i kishte arrestuar ata fillimisht në një karburant.

Raffaelo Russo 60 vjeç, djali i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij Vincenzo Cimmino 29 vjeç, u ndaluan nga policia meksikane në një karburant në Tecalitlan dhe më pas mendohet se u janë dorëzuar një bande kriminale. Djali i njërit prej të zhdukurve tha në një radio italiane se policia i shiti ata për 43 Euro tek bandat meksikane, por autoritetet nuk e konfirmojnë këtë fakt.

Zona ku mendohet se janë zhdukur kontrollohet nga karteli Jalisco New Generation, një nga bandat më të fuqishme kriminale në Meksikë. Në lidhje me këto hetimet, 4 oficerë policie mes tyre edhe një femër, janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ngritur akuza. /

tvklan.al






Të ngjashme