Nisin hetimet për vrasjen e Ahmet Krasniqit (23 Shtator 1998)
Pas vrasjes misterioze të Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, policia ka gjetur armën e krimit. Bëhet fjalë për një pistoletë të prodhuar në një vend larg Shqipërisë dhe është gjetur e hedhur në një rrugicë rreth 200 metra larg vendit të ngjarjes. Sipas ekspertëve të kriminalistikës, pistoleta ka qënë gati për shkrehje dhe karikatori i saj ka qënë i mbushur plot me fishekë. Ekspertët po punojnë me armën për të zbardhur akoma më shumë detaje ndërkohë janë përcaktuar dhe versionet e para hetimore të cilat nuk përjashtojnë asnjë variant në krim.
Pamje policie, arma e krimit./tvklan.al
Gazetar : Roland Zili