Nisin nga sot testet e shpejta


Nisin nga sot testet e shpejta

09:45 07/12/2020

Manastirliu: Më shumë akses dhe siguri për qytetarët

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook ka dhënë lajmin se nga sot ka filluar kryerja e testeve të shpejta.

Nga sot ekipet e epidemiologëve të terrenit do të kryejnë edhe testet e shpejta, përveç testimit me metodën PCR, duke rritur aksesin për qytetarët për testimin në kohë dhe të sigurt. 100,000 teste të shpejta të siguruara dhe do të vijojmë të rrisim kapacitetet me të dy metodat e testimit. Së shpejti, hapen disa pika në Tiranë dhe në qytetet e tjera për testimin me rezervim pranë mjekut të familjes”, shkruan Manastirliu./tvklan.al






Të ngjashme