Nisin provat për të bërë bashkë vaksinën e Oxford me Sputnik V
Shkencëtarët britanikë dhe ata rusë po përpiqen që të kryejnë një eksperiment për të kombinuar vaksinën e krijuar nga Oxford dhe AstraZeneca me atë Sputnik V për të parë nëse do të kjo gjë do të sjell me shumë mbrojtje për qytetarët.
Sipas BBC përzierja e dy vaksinave të ngjashme mund të përmirësojë cilësinë dhe të jetë më e sigurt.
Provat do të zhvillohen në Rusi, ku do të provohet tek qytetarët mbi 18 vjeç, por ende nuk është e qartë se tek sa persona do të bëhet ky eksperiment.
Oxford kohët e fundit publikoi rezultate që tregojnë se vaksina e tyre është e sigurt dhe efektive mbi 90% me provat që janë bërë tek qytetarët.
Studiuesit ende po mbledhin të dhëna për efektivitetin e vaksinës në grupmoshat më të vjetra ndërsa presin miratimin nga autoritetet.
AstraZeneca nga ana e saj u shpreh se po eksploronte kombinime të vaksinave të ndryshme për të zbuluar se çfarë të mirash do të sjellin këto eksperimente./tvklan.al