Nisin punimet në autostradën Rrogozhinë-Elbasan – (3 Gusht 1999)


Nisin punimet në autostradën Rrogozhinë-Elbasan – (3 Gusht 1999)

15:35 03/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Kanë filluar sot zyrtarisht punimet në autostradën Rrogozhinë – Elbasan 36 km e gjatë me gjerësi 4 metra. Shiritin e inagurmit e ka prerë Presidenti i Republikës Rexhep Mejdani në fshatin Pajovë të rrethit të Pëqinit. Kanë marrë pjesë në këtë ceremoni edhe kryeparlamentari Skënder Gjinushi, Zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministrat Shuli, Xhuveli si dhe Ministri i Shtetit të Turqisë Sadi Sonoçu.

Tenderi ndërkombëtar për këtë segment të Korridorit të 8 e ka fituar firma turke Bease me një financim prej 21.8 milion eku. Sipas drejtorit të kësaj firme punimet në këtë rrugë do të përfundojnë brenda dy vjetëve. Deri tani janë punësuar 30 specialist me paga që variojnë nga 150 mijë në 550 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë kanë përfunduar punimet për ndërtimin e kantierit që pritet të strehojnë dhe 300 punëtor të rinj. Përveç zgjerimit të disa pjesëve të rrugës ekzistuese që do të shfrytëzohen për autostradën e re do të ndërtohen edhe 18 km rrugë e re dhe 4 km ura dhe vepra arti. Turqi do të ndihmoj në shërimin e plagëve në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë deklaruar përfaqësuesit e palës turke./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme