Nisin punimet për rehabilitimin e Rrugës “Qemal Stafa” (23 Prill 2001)


Nisin punimet për rehabilitimin e Rrugës “Qemal Stafa” (23 Prill 2001)

12:12 23/04/2001

Punimet për rehabilitimin e plotë të rrugës “Qemal Stafa” në kryeqytet, kanë filluar sot me shtrimin e tubacioneve të ujësjellësit. Në këtë rrugë do të vendosen 5,5 kilometër tub në gjatësi si dhe 4 kilometër tubacione për kanalizime të cilat do të furnizojnë me ujë të pijshëm këtë zonë të kryeqytetit. Punimet e filluara sot do të realizohen nga një firmë italiane dhe sipas kontratës, duhet të mbarojnë sëbashku me shtrimin e rrugës, brenda muajit qershor.

I gjithë investimi kap një vlerë prej 150 milionë lekësh të reja dhe bën pjesë në kredinë që qeveria italiane ka dhënë për realizimin e rrjetit elektrik të Tiranës. Duke qenë se ky është ivestimi më i madh i kësaj rruge tepër problematike për qarkullimin e automjeteve, në përurimin e fillimit të punimeve, ishin të pranishëm ministri i Punëve Publike Spartak Poçi si dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama./tvklan.al






Të ngjashme