Nisin punimet për thellimin e Portit


Nisin punimet për thellimin e Portit

15:58 26/07/2019

Në Portin e Durrësit, ka nisur punimet për thellimin e basenit dhe kanalit hyrës, që do të mundësojë hyrja e anijeve të një madhësie prej 20.000 ton duke u bërë më konkurrues me vendet e rajonit.

“Nëse aktualisht në Portin e Durrësit anijet hyjnë me zhytje 7.5 metra, mendohet që me thellimin që do bëjmë deri në 10.45 metra, atëherë do rrisim kapacitetin e hyrjes së anijeve dhe është një leverdi e madhe ekonomike, sepse duke ardhur anije me kapacitete të mëdha, edhe prurjet do jenë të mëdha”.

Gjatë inspektimit të punime Kryeministri dhe ministrja e Infrastrukturës lajmërojnë se brenda vitit do të nis puna dhe terminalin e kroçierave po në portin e Durrësit.

Terminali i korçiereve është i domosdoshëm. Ai e transformon komplet situatën dhe hap rrugë një projekti të jashtëzakonshëm për Durrësin, sepse ai andej, me idenë tjetër që kemi për ta nxjerrë qytetin në breg, duke ndërtuar një marinë turistike, do jetë ndryshim historik”, – tha Kryeministri. Me kapacitet fillestar prej 500 turistësh në ditë, ky terminal pritet që në përfundim të tij të mirëpresë rreth 2500 turistë në ditë dhe të përpunojë 5 kroçiere njëkohësisht”.

Me thellimin e Portit drejtuesit e tij thonë se dhe çmimet e transportit detar do të pësojnë ulje.

Tv Klan






Të ngjashme