Nisin sot bisedimet për emrin e Maqedonisë
Nis sot në Nju Jork një raund i ri negociatash për zgjidhjen e problemit mes Athinës – Shkupit për emrin e Maqedonisë.
Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara Methju Nimiç do t’u paraqesë përfaqësuesve të Greqisë dhe Maqedonisë, variantet e tij për emrin.
Duke folur për mediat greke, Nimiç tha se është e pakuptimtë, që disa politikanë në Greqi janë kundër varianteve që përmbajnë emrin “Maqedoni.
Sipas tij, që prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, ky term ka qenë i pranishëm në emrin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.
Variantet më të diskutueshme pritet të jenë Maqedonia e Re dhe Maqedonia Veriore.
Për shkak të këtij problemi, Greqia ka bllokuan anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Europian.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev është shprehur optimist se kjo çështje do të zgjidhet deri në Korrik.
Tv Klan