Nisja e ushtarëvë rekrutë të qytetit të Durrësit (25 Shkurt 1999)
Ka startuar faza e parë e grumbullimit të ushtarëve rekrutë. 120 të rinj nga Durrësi i kanë hipur sot kamionëve të ushtrisë. Në kundërshtim me fletëthirrjen dhe në kundërshtim me ligjin në këtë fazë të mobilizimiz, nuk janë paraqitur 10 të rinj për të cilët kreu i Degës Ushtarake të Durrësit ka kërkuar arrestimin e tyre.
Me qindra prindër kanë përcjellë sot fëmijët e tyre duke qënë të shqetësuar pasi sipas tyre frika për një luftë të mundshmeka bërë që të përjetojnë me ankth, nisjen e djemve të tyre. Ndërkohë për ata të rinj që nuk duan të shkojnë rekrutë e që fshihen do të vazhdohet me gjoba si dhe me procedime në gjyq për shmangien e këtij shërbimi të detyruar.
Vetëm gjatë vitit që shkoi,janë gjobitur 340 veta dhe janë arrestuar dhe dërguar me forcë në repartet ushtarake, 10 të tjerë./tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe