Nisma e Ben Blushit për resident nga populli


Nisma e Ben Blushit për resident nga populli

13:46 27/06/2016

Nismën e deputetëve socialistë Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, që presidenti të votohet me referendum popullor dhe po ashtu me referendum të bëhen edhe ndryshimet kushtetuese, e kanë firmosur edhe 8 deputetë të tjerë të parlamentit.

Nga Partia Socialiste është vetëm Arta Dade dhe Luljeta Arapi, ndërsa mësohet se mbështetjen e tyre e kanë dhënë më së shumti deputetë të opozitës, si Eduard Selami, Agron Duka, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Tahir Muhedini i PDIU dhe Vangjel Dule i PBDNJ.

Për deputeten Hafizi, propozimet e tyre do të respektojnë më shumë vullnetin e popullit.

Nismëtarët e këtyre propozimeve thonë se do të kontaktojnë me të gjitha grupet parlamentare për të patur më shumë mbështetje.

Tv Klan






Të ngjashme