Nisma e veçantë për t’ju ardhur në ndihmë familjeve
“World Vision”, një organizatë humanitare që ka në fokus famiiljen, në këto ditë të pazakonta nuk ka ndalur punën asnjë ditë, duke gjetur mënyrën për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me nisma të përshtatura për kushtet në të cilat jemi. #Stayathomefamilychallenge ose sfida e të qëndruarit në shtëpi është pikërisht një prej nismave dhe projekteve të tyre, që mesa duket ka dhënë rezultate mjaft pozitive.
“World Vision” u vjen në ndihmë familjeve edhe në zona të thella apo në terrene të vështira dhe të largëta përmes një serie ditore aktivitetesh që sugjerohen online, me këshilla, lojëra, ushtrime edukuese dhe teknika komunikimi.
Në një lidhje Skype për programin “Historia ime”, në Tv Klan ishte drejtoresha kombëtare e “World Vision” për Shqipërinë dhe Kosovën, Eljona Boçe Elmazi.
Mirela Milori: Çfarë është ky hashtag?
Eljona Boçe Elmazi: Hashtagu është një frazë inkurajimi, jemi përpjekur të gjejmë një fazë inkurajuese, për familjet që duhet të kalonin një periudhë izolimi.
Mirela Milori: Përse e ndërmorët këtë nismë ?
Eljona Boçe Elmazi: Në vetvete mund të duket sikur është kontradiktore, sepse në një moment kur na kërkohet të qëndrojmë të izoluar, të mund të gjesh një fije shprese ose një rreze dritë, në atë që na u kthye në normnalitet për ne, të ndenjurit në izolim. Zgjidhja që ne i dhamë ishte si ta gjejmë atë rreze drite, si ta gjejmë kuptimin, si mund ta gjejmë domethënien në të qëndruarit në shtëpi, si mund ta kthejmë këtë në një sfidë të bukur sepse duket si një sfidë shumë e veshirë.
Mirela Milori: Si ja dolët? Si fillluat praktikisht?
Eljona Boçe Elmazi: Duke qenë një organizatë komunitare kemi një favor, kemi një avantazh shumë të madh sepse punojme më familjet çdo ditë, në baza të rregullta. Dhe kjo na krijon këtë lloj kontakti me të dhe familja ka besim te ‘World Vision” dhe tek stafi ynë që punon në terren, kjo ishte le të themi avantazhi i parë. Kjo na lejon gjithashtu të njohim familjet shumnë mirë. Por nga ana tjetër ne e përjetuam si skuadër e “World Vision” këtë izolim. Pra na duhej të mendonim në shumë plane, na duhej të mendonim si individë, edhe si individë të kësaj shoqërie, por edhe si një skuadër që është aty për të ndihmuar për mirëqënien e familjeve dhe të fëmijëve.
Mirela Milori: Në sa zona ka hyrë ky program?
Eljona Boçe Elmazi: Për momentin jemi duke e zbatuar në familje të Shkodrës, të Kurbinit, të Dibrës, Durrësit, Tiranës, Korçës, Elbasanit, Librazhdit.
Mirela Milori: Po sa familje gjithësej janë përfshirë në këtë program?
Eljona Boçe Elmazi: Deri tani janë përfshirë 164 familje.
Mirela Milori: Që kur ka filluar programi?
Eljona Boçe Elmazi: Programi ka filluar që para 10 ditësh./tvklan.al