Niveli i ndotjes arrin në nivele alarmante
Banorët e kryeqytetit indian New Delhi u zgjuan ditën e sotme të mbuluar nga një re smogu, në vigjilje të festivalit të dritave. Diwali është festivali më i rëndësishëm në Indinë veriore, i cili simbolizon triumfin e të mirës mbi të keqen.
Sipas ekspertëve, cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet edhe më tej gjatë ditëve të ardhshme, për shkak të përdorimit të fishekzjarreve, raporton BBC.
Gjykata e Lartë në Indi ka kufizuar përdorimin e fishekzjarreve në vetëm dy orë në ditë, megjithatë kjo masë do të jetë shumë e vështirë për t’u zbatuar. Ekspertët ndërkohë kanë dhënë alarmin, për shkak se niveli i ndotjes ka kaluar 20 herë kufirin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Në vitet e fundit ndotja e ajrit gjatë kësaj feste është rritur tej mase, për shkak të përdorimit pa kriter të fishekzjarreve.
/tvklan.al