Niveli i ulët i inflacionit
Inflacioni qëndroi pranë zeros edhe në muajin Prill, duke mbetur në nivelin 0.3%, i njëjtë si në muajin Mars. Kjo shifër është larg objektivit të Bankës së Shqipërisë që pret një inflacion prej afro 3%. Ekspertët e ekonomisë e komentojnë në mënyra të ndryshme këtë fenomen.
Për Xhepën, inflacioni në këto nivele është një tregues negativ për ekonominë. Ndërsa Bushati thotë se është herët për të folur për deflacion.
Për ekspertin Bushati, ky nivel inflacioni nuk pritet të zgjasë më shumë se 6 muaj. Ndërsa Selami Xhepa thotë se për të dalë nga kjo situatë duhen domosdoshmërisht masa të tjera nga qeveria, nxitje e investimeve konsumit dhe punësimit.
Tv Klan