Një 13 –vjeçare përdhunohet nga babai i saj


Një 13 –vjeçare përdhunohet nga babai i saj

16:36 11/01/2014 e dhunuaraGjakftohtë dhe aspak e ndrojtur 13 vjecarja, nxënëse e klasës së 5-të në fshatin Lekaj të Lushnjës, tregon përpara kameras ngjarjen tronditëse të jetës së saj.

Ka jetuar për 2 muaj me këtë tmerr. Nuk ka treguar asgjë, nga frika se mos i ati e vriste.

Por inçesti nuk ishte dhuna e vetme seksuale ndaj kësaj të miture. Ajo është përdhunuar edhe nga dy kushërinj të saj.

Babai, Bashkim Leka 48-vjeç dhe dy të rinjtë të moshave 19 dhe 25 vjeç janë arrestuar nga policia, pasi vajza ia tregoi historinë gjyshit të saj, me të cilin jetonte. Edhe i moshuari 87 –vjeçar është i frikësuar nga djali i tij.

Gjyshi i vajzës thotë se djali i tij ishte i dhunshëm. Prej kohësh ai ushtronte dhunë në familje, pasi vuante nga çrregullime mendore.

Vajza kerkon drejtësi. Por teksa rrëfen historinë e saj, ndoshta pa e ditur zbulon një skandal që e kalon pragun e shtëpisë së familjes Lekaj. Ajo nuk është e vetmja e mitur e përdhunuar në këtë fshat me 100 shtëpi.





Të ngjashme