15:53 20/02/2014Në mënyrë që projektet e zhvillimit urban të realizohen në terren ashtu siç janë projektuar në letër, qeveria ka ngritur një organizim që do të jetë i atashuar në Ministrinë e Turizmit dhe Zhvillimit Urban. Quhet Atelier Albania dhe do të shërbejë për koordinimin e projekteve dhe politikave të zhvillimit si dhe do të mbikqyerë realizimin në terren.Atelier Albania do të kontrollojë të gjitha projektet që në fazën e tyre fillestare dhe do të përzgjedhë atë që e konsideron më të volitshmin edhe nga ana financiare.Atelier Albania do të ketë në fokusin e saj tre tema kryesore, planin kombëtar të Zhvillimit të Territorit, zhvillimin e bregdetit nga Velipoja në Butrint dhe hapësirën nga Tirana në Durrës.