Një brez i artë te Kombëtarja Shpresa
Bushi: Trajneri i ekipit A do ta ketë të vështirë të zgjedhë në të ardhmen
Kombëtarja Shpresa ka një brez të shkëlqyer. Ata e treguan veten në fitoret me Austrinë dhe Andorrën ku shënuan 8 gola dhe pësuan vetëm 2. Një pjesë e mirë e tyre ishin nga skuadrat e Superligës tonë dhe sipas Alban Bushit pas 2-3 vitesh trajneri i Kombëtares A do ta ketë të vështirë të zgjedhë.
“Shqipëria është në një moment sidomos në këtë moshë 1998-2002, do të ketë shumë lojtarë, do të ketë thuajse 2 kombëtare dhe pas 2-3 vitesh trajneri Reja nuk do të dijë se kë do të marrë dhe do të lejë shumë lojtarë të mirë jashtë”, tha Bushi.
Në ekipin e 21-vjeçarëve strategjia që ndiqet me këta lojtarë i bën gati për përfaqësuesen e parë.
“Ne thjeshtë marrim më të mirën e momentit, të luajnë lirshëm, të marrin emocion, përvojë, të argëtohen që të jenë gati kur të shkojnë në Kombëtaren A”, tha Bushi.
Synimi i kombëtares Shpresa tani është vendi i dytë në grupin kualifikues të Europianit, që ka shanse për të shkuar në fazën finale.
Tv Klan