Një dhuratë që Putin nuk e refuzon dot…
Shefi i Kremlinit Vladimir Putin ka festuar 65 – vjetorin e lindjes.
Dhuratat kanë qenë të shumta, por ajo që ra më shumë në sy ishte ajo e homologut të tij të Turkmenistanit. Ai dhuroi një qen, duke marrë shkas nga pasioni i presidentit rus për këtë kafshë.
Mësohet se emri i qenit është Verny, që rusisht do të thotë besnik.
Por gjithashtu dhe ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni i bëri dhuratë Putinit, një mbulesë krevati me foton e tyre të e stampuar.
Në sfond është Koloseu në Romë si dhe Katedralja e Shën Vasilit në Moskë. Si gjithmonë ish-kryeministri italian di të befasojë me zgjedhjet dhe fantazinë e tij.
KLAN PLUS