Një ditë më shumë ankth për Amerikën (16 Nëntor 2000)
Sot është dita e fundit që mban Amerikën në ankth. Nesër Amerika do të njohë presidentin e ri të viteve 2000, por duket se beteja elektorale në të dyja kampet është e ashpër dhe një ditë përpara situatës më qesharake që po kalon Amerika. Kështu republikanët kanë kërkuar nga sekretarja e shtetit të Floridës që të mbyllë numërimin me dorë të votave.
Menjëherë ka reaguar ish sekretari i shtetit Kristofer i cili në emër të demokratëve ka kërkuar çuarjen deri në fund të procedurës dhe ka deklaruar se në të kundërt do t’a çojë në instanca më të larta gjyqësore. Pra dhe sot, një ditë para vendosjes së madhe, amerikanët nuk kanë ndonjë ide të qartë se kujt mund t’i përkasë kolltuku i Shtëpisë së Bardhë. Përfundimtare janë votat postale të shtetasve që kanë votuar jashtë Amerikës./tvklan.al
Gazetare: Mirela Milori