Një ditë pas arratisjes kapet specialisti i patentave
Një ditë pasi i shpëtoi arrestimit nga policia gjatë operacionit për kapjen e një kg kokaine, specialisti i Drejtorisë së Shërbimit të Transportit, Armond Kurti u arrestua nga policia.
Kurti 41 vjeç banues në Tiranë, u kap nga agjentët e antidrogës, pranë banesës së tij në kryeqytet.
Menjëherë ai u dërgua në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës, ku u mor në pyetje nga hetuesit e policisë. Kurti mësohet se nuk ka dashur të japë detaje në lidhje me hetimet e kryera ndaj tij nga policia.
Kurti 41 vjeç, u shpall në kërkim nga policia të mërkurën në mbrëmje pasi u largua, kur policia ndërhyri për të arrestuar ish- efektin e Policisë Gjergji Gjinajn.
Në të njëjtin operacion, policia arrestoi Ismail Allushin, ky i fundit i dënuar më parë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Të tre personat akuzohen për prodhim mbajtje e shitje të lëndëve narkotike.
Tv Klan