Një ditë pas protestës së tretë në Tiranë


Një ditë pas protestës së tretë në Tiranë

17:55 12/12/2020

Sërish dëme materiale, semaforët jashtë funksionit

Dita e tretë e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha u shoqërua sërish me dëme materiale. Billboldera e kazanë mbetjesh të shkatërruar shihen në shumë rrugë të kryeqytetit.

Dëmtimit ashtu, si edhe një ditë më parë, nuk i shpëtoi as sinjalistika rrugore. Dëme të mëdha i janë shkaktuar semaforëve të cilët në disa akse kryesore kanë dalë jashtë përdorimit.

Ky është kryqëzimi i bulevardit “Gjergj Fishta”, ku shihet se semaforët nuk punojnë. Kjo ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks, edhe pse është fundjave. E njëjta situatë është edhe në kryqëzimin pranë Drejtorisë së Policisë.

Edhe në kryqëzimin pranë stadiumit “Dinamo”, rruga që lidh Tiranën e Re me Komunën e Parisit, semaforët nuk punojnë.

Akteve të dhunës në protestë nuk i kanë shpëtuar edhe ndriçuesit përreth lumit të Lanës, që nga Ura e Madhe deri tek Drejtoria e Policisë.

Tv Klan






Të ngjashme