Një ditë pas vrasjes së nxëneses së Gjuhëve të Huaja – (30 Mars 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kjo është Alda Canaj 16 vjeç, ish-nxënëse në shkollën e Gjuhëve të Huaja për Italisht. Një ditë pas vrasjes nga i dashuri, mësueset dhe shoqet tregojnë gjithçka që dinin për 16 vjeçaren nga Mallakastra. Alda pasi ka qëndruar prej një viti në konvikt, tre muaj më parë ka tërhequr gjysmën e familjes në Tiranë, duke banuar në shtëpi me qira. Alda ishte një vajzë e urtë, por kishte filluar të mungonte shpesh në mësime.
Mësuesit tregojnë se semestrin e parë ajo thuajse nuk ka ardhur në shkollë, me justifikimin se ishte e sëmurë. Sot klasa është bosh, nxënësit e saj kanë shkuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit në vendin e lindjes./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti