Një femër arbitre në Bundesliga
Këtë fundjavë në Budesliga pritet një risi e veçantë. Bibiana Steinhaus do të bëhet e para femër që do të arbitrojë një ndeshje futbolli.
Gjyqtarja është zgjedhur për ndeshjen Werder Bremen – Hertha Berlin që do të luhet të dielën.
38-vjecarja, oficere policie në profesion është promovuar në bundesligë pasi ka kaluar 6 vite në nivelet më të ulëta të këtij kampionati.
Në muajin gusht ajo arbitroi një ndeshje të kupës së gjermanisë mes Bayern Munich dhe Chemnitzer.
Ajo gjithashtu drejtoi finalen e champions leagu për femra këtë vit.
Steinhaus e ka marrë si një sfidë të rëndësishme jo vetëm për vete, por edhe për ekipin e saj të arbitreve femra.
Tv Klan