Një festë ditëlindje për të mos u harruar


Një festë ditëlindje për të mos u harruar

21:05 02/02/2020

Kylie Jenner i organizon vajzës së saj një festë për të mos u harruar në 2 vjetorin e lindjes. Ylli i “Kepping up with the Kardashians” nuk është kursyer fare dhe festa nën logon “Bota e Stormit” i ka lënë të gjithë pa fjalë. Një ambient gjigant i shndërruar në një vend të magjishëm bëri bashkë të afërm dhe kolegë të 22-vjeçares.

E veçanta e dekorit të përzgjedhur posaçërisht për këtë ditë ishte pasqyrimi i imazhit të së Stormit ngado, me fotot e realizuara që nga ardhja e saj në jetë. Gjithçka ishte madhështore. Kylie kishte menduar edhe për fëmijët e të pranishmëve, ndaj nuk munguan edhe lojërat me fytyrën e 2-vjeçares për t’i bërë të vegjlit të ndihen si në botën e përrallave.

Bukuroshja Kylie me rastin e përvjetorit të vajzës së saj ka publikuar edhe një video të titulluar “Stormi Collection”, pamje që 22-vjeçarja mezi priti t’i bëjë të njohura për të gjithë.  

“Ajo është dy vjeçe! Urime ditëlindjen Stormi, 1 shkurt ora 16:43, momenti që më ndryshoi jetën. Jemi bërë për njëra-tjetrën”, uron Kylie vajzën e saj.

Edhe babai i saj, Travis Scott e ka uruar të bijën, por mungesa e fotove nga festa e organizuar ka bërë që fansat të dyshojnë nëse ai ka qenë apo jo në 2 vjetorin e së bijës.

Klan Plus






Të ngjashme