“Një foto, një lajm”, ekspozitë e fotografit Gent Shkullaku


“Një foto, një lajm”, ekspozitë e fotografit Gent Shkullaku

16:12 27/03/2014 Ekspozite-ShkullakuJanë ngjarje të prezantuara me fotografi. Secila prej këtyre shkrepjeve të realizuara nga Gent Shkullaku rrëfejnë një histori-lajm, që nga protestat për armet kimike në zemër të Tiranës e deri në majat më të larta të vendit, aty ku zot i natyrës është dëbora. E tillë është kjo fotografi e realizuar në ditën e Shën Valentinit të 2012.Shkullaku2

Fotografitë e realizuara për AFP, Agjencinë Franceze të Lajmeve, u prezantuan në një nga ambientet e universitetit Beder.

Kjo pasqyrë e ngjarjeve të ndodhura në Shqipëri në katër vitet e fundit është pjesë e zinxhirit të aktiviteteve që po zhvillohen për pranverën e frankofonisë në gjithë vendin.





Të ngjashme