Një foto që të fut të dridhurat


Një foto që të fut të dridhurat

13:07 21/05/2017

Philip Barron ka realizuar me qindra foto ndër vite, por nuk ka parrë kurrë një, të cilës nuk i ka dhënë dot shpjegim, përveç kësaj fotoje më lart.

45 - vjeçari e shkrepi këtë imazh në një azil të vjetër dhe e postoi në Facebook. Por kur asnjë nga personat e tjerë në të nuk njihnin figurën e kësaj vajze, Barron doli në konkluzionin se në foto kishte kapur një fantazmë.

Barron, i cili mban herë pas here evente në kërkim të fantazmave, për të provuar që ekzistojnë, thotë se e bën këtë punë prej 12 vitesh dhe se kurrë më parë nuk është përballur me diçka të tillë.

Ai tregon se pyeti çdo person që ndodhej në foto nëse e njihnin këtë vajzë, por përgjigja që mori ishte negative.

Spitali Newsham Park konsiderohet shpesh si vendi më i 'përndjekur' në Liverpool dhe që prej kohës kur u mbyll, ndërtesa është rrënuar thuajse tërësisht./tvklan.al






Të ngjashme