Një garë për meshkuj të vërtetë
Një garë për meshkuj të vërtetë. Kështu e konsiderojnë pjesëmarrësit, maratonën e zhvilluar në qendër të Minskut, ku mbi 1 mijë burra vrapuan gjysmë të zhveshur, në temperatura të acarta -10 gradë.
Gara u zhvillua në një distancë deri 3 kilometra përgjatë bulevardit qendror të kryeqytetit bjellorus. Vrapi u organizua nga Federata Bjelloruse e Atletikës, me rastin e ditës së mbrojtësve të atdheut. Pjesëmarrësit thanë se duke vrapuar në temperatura të acarta, gjithkujt i jepet mundësia të shfaqë cilësitë mashkullore dhe aftësitë për të mbijetuar në kushte ekstreme. Në fund të garës nuk pati fitues, por të gjithë pjesëmarrësit morën medaljet që u shpërndanë nga organizatorët. Tv Klan